4.Çfarë është shëndeti riprodhues?
Shëndeti riprodhues mund të përcaktohet si një gjendje e mirëqenies që lidhet me jetën seksuale dhe riprodhuese të dikujt. Kjo nënkupton, sipas Programit të Veprimit të ICPD, “se njerëzit janë në gjendje të kenë një jetë seksuale të kënaqshme dhe të sigurt. Ata kanë aftësinë për të riprodhuar, lirinë për të vendosur kur të ndodhë dhe sa shpesh.
Me këtë përkufizim, shëndeti riprodhues përfshin shëndetin seksual, i cili në terma mjekësor shpesh nënkupton mungesën e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Por termi “Shëndeti seksual dhe riprodhues” zakonisht përdoret nga UNFPA dhe të tjerët si një mënyrë për të theksuar se njerëzit kanë të drejtë për një jetë seksuale të sigurt dhe të kënaqshme, për shërbime shëndetësore të përshtatshme, pavarësisht nga statusi i tyre riprodhues.
Shqetësimet nga shëndetin riprodhues, duke përfshirë HIV dhe AIDS, janë shkak kryesor i vdekjeve dhe sëmundjes së grave në mbarë botën (15-44 vjeç). Për shkak se problemet e shëndetit riprodhues prekin në mënyrë të vazhdueshme gratë, kjo është po ashtu një çështje e gjinisë, pabarazisë dhe të drejtave të njeriut.
Burimi: UNFPA

Leave a Reply