54.Pse është e domosdoshme të vaksinohem ndaj HPV?
Një vaksinë që të mbron nga infeksioni HPV shërben për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Vaksina HPV është provuar si e efektshme në parandalimin e infeksionit të shkaktuar nga tipet e HPV-së që shkaktojnë kancerin. Studimet tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe shumë të efektshme, nëse aplikohen para infektimit me HPV, pra, përpara fillimit të aktivitetit të parë seksual.
Prandaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e vajzave në moshën 9-13-vjeçare. Vaksinimi, një mjet fillestar parandalues, duhet të ndërthuret me një program depistimi. Depistimi dhe trajtimi reduktojnë rrezikun nga kanceri i qafës së mitrës dhe zvogëlojnë ndjeshëm numrin e rasteve me rezultate jonormale të depistimit që mund të kërkojnë ndjekje.
Burimi: ACPD-Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin

Leave a Reply