38.Taktikat për të bërë përpara
UNFPA punon me partnerë, duke përfshirë shoqërinë civile dhe organizatat e drejtuara nga të rinjtë, për të zgjeruar aksesin në informacione, këshillime dhe shërbime shëndetësore seksuale e riprodhuese, për të gjithë të rinjtë. UNFPA gjithashtu mbron integrimin e edukimit gjithëpërfshirës seksual në programet shkollore dhe mbështet programet për promovimin e barazisë gjinore, veçanërisht ato që prekin adoleshentët e që mbështesin nënat e reja.
Më tej UNFPA punon brenda komuniteteve për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve, për të fuqizuar vajzat, merr masa që reduktojnë shtatëzanitë në adoleshencë. Programi për Veprim për Vajzat Adoleshente, për shembull, është duke arritur mijëra vajza dhe anëtarë të komunitetit në Etiopi, Guatemalë, Indi, Mozambik, Nigeri, Nigeri, Sierra Leone dhe Zambie me informacione për të drejtat e njeriut, shëndetin seksual e riprodhues dhe pasojat nga martesa e fëmijëve dhe shtatzënive në adoleshencë.
Burimi: UNFPA
Leave a Reply