37.Si ta shmangim?
Shumë vende po punojnë për të parandaluar shtatzëninë në adoleshencë. Për fat të keq, këto përpjekje shpesh fajësojnë vajzat dhe synojnë të ndryshojnë sjelljet e tyre, në vend që të trajtojnë shkaktarët e shtatzënësisë së hershme. Shkaktarë të tillë përfshijnë pabarazinë gjinore, varfërinë, dhunën seksuale, martesën e fëmijëve, presionin shoqëror, përjashtimin nga mundësitë e arsimit dhe punësimit, po ashtu qëndrimet negative rreth vajzave. Shumë nisma lënë pas dore shpjegimin e rolit të djemve dhe burrave. Nevojitet një qasje më e thellë për të mbështetur të drejtat e vajzave dhe për t’i fuqizuar ata që të shmangin shtatzëninë e hershme.
Një qasje e tillë duhet të përfshijë sigurimin e edukimit gjithëpërfshirës seksual të përshtatshëm për të gjithë të rinjtë, investimet në arsimin e vajzave, sidomos përmes nivelit të mesëm, parandalimi i fëmijës nga martesa e hershme dhe e detyruar, dhuna seksuale dhe detyrimi. Ndërtimin e shoqërive të barabarta gjinore duke fuqizuar vajzat dhe angazhim të burrave e djemve. Po ashtu thelbësore është marrja e masave për t’u siguruar adoleshentëve akses në informacione të shëndetit seksual e riprodhues si dhe shërbime lehtësouse në zgjedhjet e tyre.
Burimi: UNFPA
Leave a Reply