34.Shtatzania një alarm në rang global?
Çdo ditë në vendet në zhvillim lindin 20 mijë vajza nën moshën 18 vjeç. Kjo arrin në 7.3 milion lindje në vit. Dhe nëse përfshihen të gjitha vajzat shtatëzana, jo vetëm lindjet, numri i vajzave shtatzënë në adoleshencë është shumë më i lartë.Kur një vajzë mbetet shtatzënë, jeta e saj mund të ndryshojë rrënjësisht. Arsimi mund të përfundojë dhe perspektivat për punë zvogëlohen. Ato bëhet më të ndjeshme ndaj varfërisë, më të përjashtuara në komunitet dhe shpesh kanë probleme me shëndetin. Komplikimet nga shtatzënia dhe lindja janë shkak kryesor i vdekjeve tek adoleshentet.
Shtatzënia në adoleshencë në përgjithësi nuk është rezultat i një zgjedhjeje të qëllimshme. Përkundrazi, shtatzënia e hershme është si pasojë e mosfrekuentimit të shkollës ose mungesës së informacionit dhe kujdesit shëndetësor. UNFPA punon për t’i adresuar këto çështje duke u fokusuar në mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të vajzave. Kjo përfshin mbështetjen e edukimit gjithëpërfshirës seksual dhe kujdesin shëndetësor seksual e riprodhues për t’i ndihmuar vajzat të shmangin shtatzëninë. UNFPA mështet vajzat që mbeten shtatzënë në mënyrë që ata të mund të kthehen në shkollë dhe të arrijnë të formojnë potencialin e tyre të plotë.
Burimi: UNFPA

Leave a Reply