33.Fenomeni i shtatzënisë në adoleshencë
Shtatzënia e hershme dhe amësia janë të lidhura ngushtë me çështjet e të drejtave të njeriut. Një vajzë shtatzënë që është e shtyrë ose e detyruar të braktisë shkollën, asaj i është mohuar e drejta e saj për arsim. Në këtë rast vajzës i është mohuar e drejta të ketë informacion mbi qasjen kontraceptivë ose mbi shëndetin riprodhues.
Vajzat e shtresave të varfra kanë më shumë gjasa të mbeten shtatzënë. Në çdo rajon të botës, duke përfshirë dhe vendet me të ardhura të larta, vajzat që janë të varfëra, që kanë arsim të varfër ose që jetojnë në zonat rurale janë në rrezik më të madh për të mbetur shtatzënë se ata që janë më të pasura, të arsimuara mirë apo që qëndrojnë në ambiente urbane.
Ky konluzion del në rang global, dhe në bazë të studimeve të bëra thuhet se “95% e lindjeve në botë tek adoleshentet (vajzat e moshës 15-19 vjeçare) ndodhen në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme. Çdo vit, rreth 3 milion vajza në këtë grup moshe bëjnë aborte të pasigurta, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre. Vajzave që u mungojnë zgjedhjet dhe mundësitë në jetë, ose që janë të kufizuara e nuk kanë qasje në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues, ka më shumë gjasa të mbeten shtatzënë.
Burimi: UNFPA

Leave a Reply