32.Parandalimi i transmetimit seksual të HIV
UNFPA gjithashtu mbështet fuqizimin e grave dhe vajzave duke ndihmuar në parandalimin e infektimeve me HIV si dhe duke bërë të mundur që gratë që jetojnë me HIV të kenë akses në shërbimet shëndetësore seksuale dhe riprodhuese. Po ashtu lufton dhunën me bazë gjinore, martesën dhe diskriminimin e fëmijëve, ndihmon në reduktimin e vulnerabilitetit të grave dhe vajzave ndaj HIV.
Sakaq mbështet fuqizimin e të rinjve për të mbrojtur veten nga HIV, veçanërisht duke adresuar nevojat e tyre shëndetësore seksuale e riprodhuese. UNFPA përforcon disponueshmërinë dhe përdorimin e të dhënave strategjike për të rinjtë ndaj HIV dhe punon ngushtë me organizatat e rrjetet rinore.
Ndër të tjera fuqizon sistemet e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit për të siguruar që prezervativët janë në dispozicion kur njerëzit kanë nevojë për to. UNFPA gjithashtu rrit ndërgjegjësimin dhe kërkesën për prezervativë përmes CONDOMIZE!
Burimi:UNFPA
Leave a Reply