31.Si ta luftojmë HIV?
Trajtimi i HIV është gjithashtu pjesë përbërëse e misionit të UNFPA . Në vitin 2014, UNFPA ishte një nga furnizuesit kryesorë botëror të prezervativëve si për meshkuj dhe femra, nga vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. UNFPA punon me partnerët për të rritur aksesin ndaj shërbimeve të lidhura me HIV dhe shërbimet shëndetësore seksuale dhe riprodhuese për të rinjtë, popullatat kyçe, gratë dhe vajzat, duke përfshirë edhe ata që jetojnë me HIV.
Mbështesin gjithashtu fuqizimin e këtyre popullatave për të kërkuar të drejtat e tyre njerëzore, për të gjetur shërbimet që u nevojiten dhe për të pasur jetë të shëndetshme e të përmbushur. UNFPA promovon pjesëmarrjen e organizatave të udhëhequra nga komuniteti, popullatat kyçe dhe njerëzit që jetojnë me HIV në të gjitha aspektet e HIV dhe programimit të shëndetit seksual e riprodhues. UNFPA gjithashtu mbështet komunat në adresimin e mikro-epidemive në mesin e popullatave kyçe. UNFPA po rrit gjithashtu aksesin ndaj prezervativëve tek meshkujt dhe femrat, të cilat mbeten e vetmja metodë efektive e parandalimit dhe mbrojtjes së trefishtë kundër HIV, IST-ve tjera dhe shtatëzanisë së padëshiruar.
Burimi: UNFPA
Leave a Reply