16.Faktorët ndërpersonalë që lidhen me shëndetin
Sjelljet e shëndetshme ose sjelljet që kanë lidhje me shëndetin janë koncepte komplekse që përfshijnë faktorët ndërpersonale, komunitetin, faktorët mjedisorë dhe strukturorë (Conner, 2002). Në përpjekje për të kuptuar natyrën dhe shkaqet e sjelljeve të ndryshme shëndetësore janë zhvilluar disa teori dhe modele (Public Health Action Support Team, 2011).
Disa shembuj të faktorëve që lidhen me shëndetin përfshijnë disa simptoma, aksesin ndaj shërbimeve mjekësore, faktorë personaliteti dhe faktorë gjithëpërfshirës. Faktorët e njohur që janë zbuluar përfshijnë perceptimin e rrezikut shëndëtsor, efikasitetin në sjellje, presionin social dhe vetëkontrollin. Rreziku i hasur në adoleshencë, udhëhiqet nga dy rjete konkurruese në tru: lidhja socio-emocionale dhe konjitive (Steinberg, 2007).
I pari është veçanërisht përgjegjës ndaj stimujve 15 socialë dhe emocionalë, ndërsa i dyti ndihmon funksione si planifikimi, të menduarit në përparësi dhe vetërregullimi. Gjatë adoleshencës, efekti i stimujve socialë dhe emocionalë, të cilat janë shumë të rëndësishme në procesimin e shpërblimit, janë më të fortë se funksionet konjitive të kontrollit. Sidoqoftë, lidhja socio-emocionale jo gjithmonë është në gjendje të lartë aktive, dhe kur individi nuk ndihet mirë, ose ndihet vetëm, kontrolli konjtiv është i aftë të kontrollojë sjelljet impulsive apo të rrezikshme edhe në adoleshencën e hershme. Në shoqërinë e moshatarëve apo kur emocionalisht ndihen të gjallë, rrjeti social-emocional është mjaft i fortë për të shtypur efektivitetin rregullator të rrjetit konjitiv të kontrollit (Steinberg 2007).
Burimi: Ana Subashi

Leave a Reply