15.Faktorët socialë
Faktorët sociale, si varfëria, migrimi ose të qënit pjesë e një minoriteti janë tregues të problemeve shëndetësore (CDC, 2012b). Ka prova që emigrantët kanë më pak mundësi që të kurohen se sa pjesa tjetër e popullsisë. Barrierat që sjellin këtë fakt janë mungesa e informacionit, diferencimet kulturore dhe diferencimet në gjuhësi (Razum & Samkange-Zeeb, 2008). Raporte të ndryshme tregojnë se minoritetet kanë më pak njohuri për IST se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe prandaj ato janë më të rrezikuara ndaj këtyre infeksioneve (CDC, 2012).
Burimi: Ana Subashi

Leave a Reply