Vonesa e ciklit, shtatzëni? Ekzaminimet që duhen bërë
Mosha: 23
Gjinia: Femër
Desha të pyes. Kam mungesë të ciklit, kam kryer marrëdhënie seksuale, por jo për të mbetur shtatzënë. Cikli normal duhej të vinte me datë 21, sot është 31 dhe nuk kanë ardhur. Desha të pyes a mund të jetë shtatzëni apo ndonjë çrregullim?
Përgjigjet Dr. Edlira Bylykbashi, mjeke obstetër-gjinekologe
Përshëndetje! Në rastet e vonesës së ciklit, ekzaminimi i parë që bëhet është matja e hormonit të shtatzënisë BHCG. Nëpërmjet saj vërtetohet në qoftë se kemi të bëjmë me shtatzëni apo jo. Më pas kryhet ekzaminim ekografik për të parë strukturën e vezoreve ose dhomëzën e shtatzënisë./ JoTabu.al

Leave a Reply