Vlerat e larta të Anti – TPO gjatë shtatzënisë, çfarë duhet bërë?
Mosha: 30
Gjinia: Femër
Përshëndetje doktor!
Jam një 30 vjeçare shtatzënë 17-18 javë. Më kanë dalë probleme me tiroidet, më saktësisht me anti – TPO të lartë.
Tsh 1.287
FT3 3.14
ft4 9.165
ANTI TPO 280
Nuk po di a duhet të mjekohem apo jo. Kam shkuar në doktorë të ndryshëm dhe dikush më thotë duhet mjekuar dikush jo. Ju lutem më jepni një mendim.
Faleminderit!
Përgjigjet Dr. Vasillaq Vasili, mjek gjinekolog
Përshëndetje!
Jo, kur vlerat e anti – TPO janë kaq të rritura, nuk ka mjekim. Mund të bëhet vetëm një ndjekje dinamike e vlerave të TPO. Gjithashtu gruaja shtatzënë ka nevojë që gjatë gjithë shtatzënisë të marrë një sasi jodi me anë të terapisë zëvendësuese me medikamente. Kjo sepse gjatë shtatzënisë nevoja ditore për jod rritet me 50%./ JoTabu.al

Leave a Reply