Të rinjtë informojnë dhe ndërgjegjësojnë bashkëmoshatarët e tyre për një stil jetese të shëndetshme dhe kujdesin ndaj mjedisit
Në kuadër të projektit “Jehona rinore për shëndet dhe mjedis”, Shoqata Together for Life po organizon fushata promovuese dhe edukuese eko-shëndet në shkolla, me fokus mjedisin, higjienën, ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik, si dhe shëndetin mendor dhe parandalimin e varësisë elektronike (e-addiction).
Përmes këtij projekti, TFL synon që përmes formave të tilla si “ndiq shembullin” apo edukimi mes bashkëmoshatarëve, të inkurajohen të rinjtë të bëhen agjentë aktivë të ndryshimit për një shoqëri më të shëndetshme, të zhvilluar dhe të qëndrueshme, që punon aktivisht për të ardhmen.
Leave a Reply