Të hënën nis mësimi, ISHP apel nxënësve
Më 14 shtator pritet të nisë dhe viti i ri shkollor 2020-2021. E në një kohë që situata nuk është më e mira sa i përket pandemisë së koronavirusit, nuk mungojnë as këshillat.
Së fundmi, Instituti i Shëndetit Publik ka apeluar që nxënësit që do të ulen në bankat e shkollës, duhet të respektojnë të gjitha rregullat anti-covid.
Instituti i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje fëmijëve që nëse vërejnë simptoma të koronavirusit, ata duhet të lajmërojnë mëuesin kujdestar dhe më pas ambulancën.
Postimi i plotë i ISHP-ës:
Sërish në shkollë
Në ambientet e shkollës duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur.
⚠️ Kujdes❗️
Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.
Leave a Reply