Si të parandaloni një infeksion të traktit urinar?
- Pas urinimit apo jashtëqitjes, gjithmonë pastrohuni me letra higjienike nga para pas, që mbetje të jashtëqitjes të mos kalojnë në uretër.
- Urinoni menjëherë pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale
- Para dhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale lani organet gjenitale
- Qëndroni larg produkteve higjienike si dush vaginal apo spray në pjesët intime
- Mos e mbani urinën
- Pini sa më shumë ujë
- Bëni më shpesh dush dhe jo larje në vaskë
- Mos përdorni asnjëherë antibiotikë pa rekomandimin e mjekut. Edhe në këtë rast, duhet të pyesni mjekun nëse nevojiten patjetër, dhe nëse keni infeksion bakterial (i vetmi që kurohet me antibiotikë).

Leave a Reply