Si mund të kurohen vezoret policistike dhe a ndikojnë në shtatzëni?
Doktor, vuaj nga vezoret policistike. Kam përdorur Diana 35 me rekomandim të gjinekologes. I kam përdorur këto barna, sepse kam dy vjet që tentoj për shtatzëni dhe për shkak të kisteve në vezore s’po mbetem. Desha të di nëse ka ndonjë kurë për vezoret policistike dhe a ka ndonjë efekt për shtatzëninë.
Përgjigjet Prof. Dr. Rustem Celami, mjek obstetër-gjinekolog
Përshëndetje! Kistet e vezoreve janë të nëntipeve të ndryshme. Në rastin tuaj, me sa shkruani, lihet të kuptohet që është në ato raste që ne profesionistët e mjekësisë e quajmë ovar mikrokistik apo polikistik. Medikamenti që keni përdorur, Diana 35 jepet në disa raste për të stabilizuar gjendjen e vezores, por nuk është mjekim për të mbetur shtatzënë. Pra, për të pasur një vlerësim sa më klinik dhe shkencor, duhet një ekzaminim ekografik gjinekologjik dhe disa analiza hormonale, për të krijuar një ide të qartë për gjendjen dhe për të pasur një strategji mjekimi, për të arritur rezultatin e duhur.

Leave a Reply