Shenjat paralajmëruese që COVID-19 ka prekur enët e gjakut dhe zemrën
Shenjë paralajmëruese që COVID ka prekur enët e gjakut.
Edhe pse COVID-19 prek kryesisht mushkëritë, efekti i tij në organet vitale është shumë i rëndësishëm. Duke filluar nga zemra dhe deri tek mushkëritë, ky virus mund të japë dëmtim të enëve të gjakut deri në trombozë, duke përfshirë edhe njerëzit të cilët nuk kanë asnjë problem me shëndetin e tyre.
Komplikacionet e enëve te gjakut mund të shfaqen ose vazhdojnë edhe pas kalimit të shenjave të virusit dhe nëse neglizhohen mund të rrezikojnë jetën e njeriut. Për këtë arsye kërkohet një kontroll periodike i të sëmurëve që kanë kaluar COVID-19 për të parandaluar në kohë komplikimet vaskulare dhe të zemrës që lidhen me këtë sëmundje.
COVID-19 dhe mpiksja e gjakut: Përse është e rrezikshme?
COVID-19 është një infeksion kompleks i cili prek më shumë mushkëritë dhe zemrën dhe mund të shkaktojë dëmtime të enëve të gjakut: të arterieve dhe venave të cilat janë të rëndësishme për të ruajtur shëndetin normal të organizmit.
Mpiksja e gjakut, e cila mund të bllokojë qarkullimin e gjakut, mund të shkaktojë ankesa të cilat mund të jenë mesatare apo të rënda. Nëse mpiksja e gjakut shkakton bllokimin e nje arterie apo vene ajo shkakton ndalimin e oksigjenit dhe mund te coj ne vdekjen e qelizave dhe te indeve te organizmit.
Një nga karakteristikat e prekjes nga COVID-19 është mpiksja e gjakut në mënyrë anormale.
Virusi shkakton aktivizimin e citokinave dhe aktivizimin e përgjigjes inflamatore në organizëm dhe kjo gjë shoqërohet me rritjen e trombozave në gjak.
Si e shkakton COVID-19 mpiksjen e gjakut?
Ndërkohë që shkaku nuk është ende i qartë, është parë që personat që janë të hospitalizuar (në spital) kane një tendencë më të madhe për të patur tromboza.
Kërkuesit besojnë se mpiksja e gjakut mund të vijë si pasojë e receptorece ACE2 në sipërfaqen e qelizave të endotelit (pjesës se brendshme të enëve të gjakut) të cilët ndihmojnë në kapjen dhe hyrjen e virusit në organizëm. Citokinat e prodhuara nga sistemi imunitar ndihmojnë këtë proces.
Mpiksje e rëndë e gjakut
Mpiksja e gjakut vihet re tek te rinjtë dhe tek moshat e kaluara me sëmundje bashkëshoqëruese. Më te rrezikuar janë pacientët që vuajnë nga probleme të mëparshme të gjakut dhe tek pacientë diabetik, me presion të larte të gjakut dhe tek te sëmurët me probleme të zemrës.
Tromboza venoze
Një shenjë tjetër e COVID-19 është tromboza venoze e thelle. Kjo mund të jetë edhe shenja e vetme e fillimit te infeksionit nga OCIVD-19.
Tromboza venozë e thelë mund të vijë kur virus sulmon venat e këmbëve duke shkaktuar trombozë të tyre. Tromboza mund të ndalojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje të këmbës se prekur. Zakonisht tromboza ndodh në këmbë por në disa raste mund të ndodh në organe te tjera si në tru, në zemër duke shkaktuar kështu rrezik serioz për jetën nëse neglizhohet.
Ënjtje anormale ose skuqje e lëkurës
Një nga shenjat e virusit është inflamacioni (acarimi ) i përhapur në gjithë organizmin.
Kur virusi godet lëkurën dhe shkakton inflamacion të saj mund të shkaktojë trombozë të enëve të vogla të gjakut të cilat shkaktojnë ënjtje në lëkurë, skuqje , dhimbje dhe fryrje të saj. Shumë të sëmurë mund të ankohen për mpirje të gishtave, dhimbje në majat e gishtave. Këto mund të jenë tromboza jo të plota të enëve të vogla të gjakut dhe nuk duhen neglizhuar.
Humbje e ngjyrës së lëkurës dhe kruajtje
Skuqja e lëkurës, humbja e ngjyrës së saj mund të jenë shenja të OCIVD-19 dhe vijnë nga dëmtime të enëve të gjakut të lëkurës.
Dëmtimi i enëve të vogla të gjakut periferike mund të shkaktojë ngjyrë blu të lëkurës në majat e gishtave dhe dhimbje te tyre. Është parë se shumica e këtyre pacientëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Rritje e rrezikut për goditje në tru
COVID-19 mund të shkaktojë goditje në tru pavarësisht moshës, shëndetit të mirë apo sëmundjeve bashkëshoqëruese. Edhe personat që nuk kane histori për sëmundje të zemrës mund të përjetojnë goditje dhe mund të kenë përkeqësim të shëndetit. Edhe ky komplikim ndodh nga mpiksja e gjakut.
Dëmtimi i mushkërive dhe i zemrës
Dëmtimet kryesore që shkakton COVID-19 janë ato të zemrës dhe të mushkërive.
Kjo gjë shkaktohet nga mpiksja e gjakut ne mënyrë të menjëhershme në këto organe. Dëmtimi i enëve të gjakut të zemrës dhe të mushkërive mund të lërë pasoja afatgjate në këto organe edhe pas disa muajsh nga kalimi i sëmundjes.
Prekja e mushkërive mund te shkaktoj
-infarkt
-tromboze të mushkërive
– marrje te frymës
– lodhje.
Prekja e zemrës mund te shkaktojë
– dobësim të tkurrjes së saj dhe për pasojë
-marrje fryme,
-dhimbje te gjoksit ,
– lodhje
-çrregullime të ritmit të zemrës
-infarkt
Të sëmurët që kanë problem me zemrën ju mbishtohen edhe problemet me virusin dhe mund te rrezikojnë seriozisht jetën.
Dëmtimet e veshkave
Mbyllja nga tromboza e enëve të gjakut të veshkave mund të shkaktojë insuficience të veshkave dhe mund të çojë deri në përdorimin e dializës për të rimarrë funksionin e tyre.

Leave a Reply