Pyet specialistin: Si ta kuptoj a kam ngelur shtatzënë?
Përshëndetje! Jam një vajzë 20 vjeçe, e fejuar. Me të fejuarin kryej marrëdhënie rregullisht. Por ka diçka që më shqetëson. Më kanë thënë që mund të jesh shtatzënë, edhe pse menstruacionet të vijnë rregullisht dhe nuk e kupton. Si mund ta shmangesh këtë gjë? Pasi, për sa i përket prezervativëve, më kanë thënë se përdorimi i tyre shkakton infeksione. A duhet të bëj testin e shtatzënisë?
Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr.3, Tiranë.
Shtatzënë ngelesh vetëm në ditët ovulatore, që janë 10 dhe llogariten në bazë të ciklit menstrual. E dyta, nëse mbetesh shtatzënë, nuk vijnë më menstruacionet, por mund të kesh hemorragji në formë kafe, që ka të bëjë më tepër me abortet. Për sa i përket pyetjes së dytë, prezervativët nuk shkaktojnë infeksione, përkundrazi, të mbrojnë.

Leave a Reply