Pyet specialistin: Si mund të humbasë virgjërinë pa përjetuar dhembje?
Përgjigjet Babeta Rexhepi, infermiere mami
Përshëndetje! Jam një vajzë 22 vjeçe. Jam e fejuar dhe po mundohem ta humb virgjërinë, por kam shumë dhembje, çfarë me sugjeroni të përdor që të kem më pak dhembje?
Procesi i humbjes së virgjërisë konsiston në çarjen e himenit (cipës së virgjërisë) gjatë kryerjes së kontaktit seksual. Dhe është normale që në herën e parë të ndjeni dhembje, që mund të jetë e shoqëruar me dhe pa gjakderdhje. Këto mund të çojnë dhe në kontraktime të vullnetshme ose të pavullnetshme të muskujve. Por kjo nuk do ndodhë në vazhdimësi, ndaj nuk duhet të jeni të frikësuar. Dhembja ndonjëherë ka dhe bazë psikologjike (presioni se si do shkojë, ndryshimet që do pësosh, si do dukesh në syrin e partnerit, etj).
Në mënyrë që ta kaloni në mënyrë natyrale, është shumë e rëndësishme të përgatisësh veten për këtë proces, si dhe të flisni me partnerin për ndjenjat dhe frikërat. Të dy së bashku duhet të gjeni mënyrën e duhur për të kaluar këtë tension dhe këtë fazë jo si diçka e frikshme në jetën tuaj, por si një eksperiencë e paharrueshme
Leave a Reply