Pyet specialistin: Kam dhimbje barku dhe të vjella gjatë periodave
Përshëndetje Jo Tabu! Jam një vajzë 21 vjeçe. Për herë të parë menstruacionet më kanë ardhur në moshën 16-vjeçare. Që në momentin e parë kam ndjerë dhimbje, por kam menduar se me kalimin e kohës këto shqetësime do pakësoheshin. Por jo, vazhdoj të kem shumë dhimbje barku, madje ditën e parë kam marrje mendsh dhe të vjella. Dua të di a është normale dhe çfarë medikamentesh më këshilloni?
Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Qëndrën Shëndetësore Nr.3, Tiranë.
Nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar. Disa organizma janë të prirur të bëjnë dhimbje gjatë ardhjes së ciklit menstrual. Dhimbja në mënyrë reflektore shkakton dhe të vjellat. Kur folikuli dominant (vezët e vogla) çahet për të ardhur menset, jep atë dhimbjen dhe nuk ka asnjë gjë. Por ka mjekim për qetësimin e dhimbjes dhe ne kryesisht këshillojmë medikamente me bazë ibubrofeni. Pra, marramendja, të vjellat apo edhe gjendja e të fikëtit janë reflektorë të dhimbjes./ JoTabu.al

pershendetje jo tabu jam nje vajze 14 vjece .Per here te pare menstruacionet me kane ardhur vjet.Ne fillim nk kam pas shh dhimbje por me pass diten e pare ose te dyte kkam nje dhimbje shh te madhe barku .Kete muaj kur me erdhen pata efhe te vjella dheee shume shume dhimbje diten e pare te mestruuacione