Pyet mjekun: Kam djegie dhe si flluska në organin gjenital, çfarë problemi mund të kem?
Mosha: 24
Gjinia: Mashkull
Pyetja:
Përshëndetje doktor! Kam një problem me penisin, në fillim ndjej një si djegie të urinës, sikur kam djegie dhe në kofshë afër penisit. Pastaj, kur më ikën kjo, më shfaqen si flluska uji tek organi gjenital.
Përgjigjet Dr. Evin Dani, mjek androlog
Përshëndetje!
Në këtë rast nuk mund të kem një përgjigje të saktë pa e ekzaminuar pacientin. Do të doja të bënim një vizitë, ta shohim konkretisht gjendjen. Djali mund të thotë flluska, po mbase nuk janë të tilla. Sidoqoftë, ky rast kërkon kryerjen e një ekzaminimi./ JoTabu.al

Leave a Reply