Pyet mjekun: A janë të dëmshëm paracetamolët gjatë shtatzënisë?
Mosha: 21
Gjinia: Femër
Jam shtatzënë, kam hyrë në muajin e katërt, por kam shumë dhimbje koke natën. Nuk arrij të fle nga dhimbja e kokës dhe çdo ditë me dhemb dhe nuk më pushon pa pirë hap për kokën. Desha të di, a janë të dëmshëm paracetamolët, sepse këtu ku jetoj unë më kanë thënë se nuk janë të dëmshëm?
Jetoj në Londër.
Përgjigjet Prof. Dr. Rustem Celami, mjek obstetër-gjinekolog
Përshëndetje! Dhimbja e kokës gjatë shtatzënisë në radhë të parë duhet vlerësuar mirë nga një mjek specialist, si neurolog ose dhe mjek otorinolaringolog, për të përjashtuar probleme shëndetësore si migrena, sinuset, probleme nga veshi i mesëm apo sëmundje të tjera të kokës. Në rast se kjo dhimbje ka filluar vetëm tani që je shtatzënë, e nuk e ke pasur më përpara, duhet të kryhet një rezonancë magnetike të kokës, që lejohet të kryhet dhe që nuk dëmton bebin.
Sa i përket paracetamolit, në përgjithësi acetominofeni (pra paracetamoli) jepet në shtatzëni dhe nuk përbën problem. Mund të marrësh deri në 1500 mg në ditë (3 tableta me 500 mg secila), kanë efekt në shumicën e rasteve 3 deri në 5 ditë për probleme të ndryshme.

Leave a Reply