Pse virusi është bërë kaq agresiv? Mjekja shqiptare në SHBA zbulon arsyet
Në fillim të pandemisë nga Covid-19, raportimet nga shumë shtete të botës treguan se virusi Sars Cov2 prekte më shumë të rriturit dhe kryesisht të moshuarit, ndërkohë që të rinjtë dhe fëmijët kishin më pak gjasa që të prekeshin dhe në ato raste të shfaqin simptoma shumë të lehta të sëmundjes.
Por duket se panorama ka ndryshuar. Në të gjithë botën, përfshirë dhe vendin tonë është rritur ndjeshëm dhe vazhdon të ketë një tendencë në rritje përhapja e virusit tek moshat e reja nga 15-34 vjeç.
Në një lidhje skype për “Wake Up”, Doktoresha e Shkencave në Universitetin e San Franciskos, Lisiena Hysenaj theksoi se virusi po përhapet me shpejtësi për shkak të varianteve të reja që po qarkullojnë.
“Një nga arsyet pse kjo ndodh është sepse ka disa variante të reja që po qarkullojnë. Një virusi është një qenie jo e gjallë jashtë trupit dhe që bëhet e gjallë brenda trupit të njeriut ose të kafshës.
Tani virusi bëri mutacion dhe shumë njerëz po infektohen. Kjo ndodh, sepse njerëzit janë më shumë në kontakt me njëri-tjetrin. Në fillim ne u futëm të gjithë në karantinë, ndërsa tani njerëzit po dalin, po qarkullojnë dhe virusi shkon nga një person në tjetrin. Duke qenë se jemi në kontakt me virusin bëjmë mutacione.
Ka më shumë njerëz që infektohen dhe variantet e reja të virusit infektojnë më shpejt njerëzit, sepse virusi shkon nga një person në tjetrin më shpejt. Por, nuk do të thotë se ka simptoma më të rënda”, sqaroi mjekja.

Leave a Reply