Prezantimi i Fondacionit Evropian për të Rinjtë
Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Fondacionin Evropian për të Rinjtë organizoi në datat 25 – 28 Mars 2019 trajnimin për shkrimin e projekteve dhe prezantimin e Fondacionit Rinor Evropian.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte angazhimi i organizatave rinore për të qenë pjesëmarrëse në thirrjet për aplikim që shpallen nga Fondacioni Rinor Evropian. Në trajnim morën pjesë edhe të rinjtë përfaqësues të rrjetit të organizatave “Zëri i të Rinjve”, i cili mbështetet nga UNFPA Shqipëri. Të rinjtë u njohën me nga afër me punën e Fondacionit Rinor Evropian, çfarë ofron?, çfarë mund të mbështesë?, shkrimi i projektit, mënyra e aplikimit, përzgjedhja etj. Shqipëria merr pjesë në këtë fondacion si anëtare e Këshillit të Evropës.
Objektivi kryesor i Fondacionit Rinor Evropian është menaxhimi i organizatave rinore dhe përfaqësuesve të qeverisë, për monitorimin e programit rinor pranë Këshillit të Evropës; mbështetjen e organizatave dhe rrjeteve rinore joqeveritare nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës; promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe respektit.

Leave a Reply