Përse shumë gra kur janë shtatzëna kanë më shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie?
Pas tre muajve të parë të shtatzënisë, disa gra hyjnë në një fazë euforie erotike. Shkaku fizik është për t’u kërkuar në shtimin e fluksit të gjakut në zonat e poshtë barkut, që i shton stimujt seksuale. Por ka edhe një arsye tjetër psikologjike. Në këtë periudhë ajo ka me shumë nevojë për ledha: prej kohësh periudha e shtatzënisë është konsideruar në antitezë me joshjen. Dhe një grua shtatzënë, që ka një trup i cili i ndryshon përditë, do të ndjehet akoma më e dëshiruar nga partneri. Në tremujorin e fundit, frika e dëmtimit të fëmijës, pesha dhe vështirësitë e mundshme të frymëmarrjes dalin në plan të parë. Dhe dëshira mund të zvogëlohet.
Por nuk ka rregulla: çdo grua reagon ndaj shtatzënisë në mënyrë të ndryshme./ JoTabu.al
Leave a Reply