Përse kam gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale?
Ka shumë arsye përse një grua mund të ketë gjakderdhje pasi ka kryer marrëdhënie seksuale.
Shkaqet e gjakderdhjes pas aktit seksual
Gjakderdhja pas seksit mund të jetë shenjë e një gjendje shëndetësore:
- Infeksion, si sëmundja inflamatore pelvike, ose një infeksion seksualisht i transmetueshëm, si klamidia.
- Tharje vaginale (vaginiti atropik) i shkaktuar nga pakësimi i sekrecioneve pas menopauzës.
- Dëmtime në vaginë, çarje të shkaktuara nga lindja e fëmijës ose gjatë aktit seksual.
- Polipet cervikale ose endometriale (masa beninje ose jo-kancerogjene që rriten në mitër ose në veshjen e brendshme të zverkut).
Në raste më të rralla, gjakderdhja pas aktit seksual mund të jetë shenjë e kancerit cervikal ose vaginal.
Analizat dhe ekzaminimet
Në varësi edhe të simptomave të tjera dhe historisë mjekësore, mjeku gjinekolog mund t’ju rekomandojë kryerjen e disa testeve ose ekzaminimeve, si:
- Test shtatzënie (në varësi të moshës)
- Ekzaminim pelvik
- Kontroll i zverkut nëpërmjet një pajisjeje të quajtur spekulum.
Nëse problemi është shkaktuar nga tharja vaginale, mjeku mund t’ju rekomandojë të përdorni xhel lubrifikues.
Burimi: NHS / JoTabu.al

Leave a Reply