“Për të gjithë ato gra dhe vajza që nuk dorëzohen”: Këngëtarja shqiptare pret flokët
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Organizata të ndryshme zhvillojnë aktivitete e takime për t’i ardhur në ndihmë grave dhe vajzave në betejën e tyre për jetën. Ashtu sikurse nuk mungojnë as iniciativa individuale të njerëzve te njohur (ose jo) që kontribuojnë, sipas mënyrës së tyre.
Kësaj fushate ndërgjegjësuese i është bashkuar edhe këngëtarja Eliza Hoxha, e cila si shenjë sensibilizimi ka vendosur të presë flokët.
Eliza ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto, ku shkruan: “Për gjithë ato gra dhe vajza që nuk dorëzohen”.


Leave a Reply