Pasioni kundër familjes
Pas kësaj vajze të vogël në trup dhe të thjeshtë, që në dukje të jep pamjen e një vajze të qetë, fshihet një talent i vërtetë. Ajo quhet Elsuida Locaj dhe është 17 vjeç. Prej 3 vitesh merret me sport dhe studion në gjimnazin ‘Benardina Qeraxhia’. Me origjinë është nga Mirdita por e lindur në Durrës. Që e vogël ka qenë tepër aktive. I pëlqente sporti, prandaj vendosi që pasionin ta kthejë në profesion me kalimin e viteve. Ka marrë pjesë në aktivitetet e shkollës që kur ishte në 9 vjeçe.
Elsuida gjithmonë ka ëndërruar të bëhet sportiste, por jo prindërit e saj. Megjithatë me talentin dhe punën e palodhur arriti ti bindë familjarët. Sporti është kthyer në gjithçka për të. Një nga sportet që e tërheq më shumë është padyshim atletika. Vrapon në garat 1500 m, 3000 m dhe 5000 m. Ka marrë pjesë në çdo garë që është zhvilluar në Shqipëri, më pas edhe në Rumani, Bullgari e Turqi. Në Rumani ka qenë në vitin e parë të gjimnazit dhe emocionet ishin të mëdha, pasi ishte për herë të parë në një garë vrapimi 3 mijë metra.

Leave a Reply