
Pas sa kohësh nga aborti duhet të provoni një shtatzëni tjetër?
Nëse po përpiqeni të bëheni me fëmijë dhe fatkeqësisht keni abortuar, sa kohë duhet të prisni përpara se të provoni një shtatzëni përsëri?
Në Shtetet e Bashkuara te Amerikës , rekomandimi më i shpeshtë është se duhet të presësh të paktën 3 muaj derisa uterusi të shërohet dhe cikli menstrual të jetë i rregullt. Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH ) ka rekomanduar 6 muaj që trupi të shërohet. Gjithashtu është e rëndësishme që çiftet të presin derisa të kalojnë gjendjen e tyre emocionale të vështirë pas humbjes së fëmijës. Nëse nuk prisni që t’i kaloni këto etapa, mitra mund të mos jetë plotësisht gati dhe e shëndetshme për një shtatzëni tjetër dhe mund të kenë komplikacione.
Nuk ka studime te cilat shikojnë çiftet që presin dhe çiftet që nuk presin . Në të gjithë botën ka miliona gra të cilat abortojnë dhe nuk kanë akses për të marrë rekomandimet e mjekëve, kështu ato bëjnë çfarë të duan. Shkalla e abortit spontan në tremujorin e parë, 2 javët e para pas shtatzënisë është rreth 5% . Kjo me të vërtetë është shumë e zakonshme. Gjithashtu e zakonshme është që shumë shtatzëni të hershme dështojnë përpara se një grua të këtë simptomat e shtatzënisë.
Historia mjekësore përcakton kohën e pritjes
Pra, sa kohë duhet të prisni? Sigurisht që përgjigja është “varet nga rasti”. Nëse aborti ndodh herët në tremujorin e parë, në 2 javët e para dhe nuk ka komplikacione, ky është një lajm i mirë për gratë që nuk kanë pse të presin 6 muaj, sipas rekomandimit te OBSH-së. Gratë të cilat kanë një abort të hershëm pa komplikacione, rekomandohet te provojnë të ngelin shtatzënë pas ciklit të parë menstrual të rregullt.
Gratë të cilat fatkeqësisht kanë lindur një fëmijë të vdekur dhe ato që kanë abortuar pas muajit të pestë të shtatzënisë, duhet të presin derisa të fillojë përsëri ovulimi i vezoreve. Ky proces, pra rikthimi i ciklit menstrual të rregullt mund të zgjasë 6 javë ose me shumë. Humbja e një shtatzënie mund të ketë pasoja shëndetësore dhe psikologjike dhe duhet të bëhen shume testime për ta vlerësuar atë shtatzëni.
Por kur është koha e duhur për të provuar të ngelni shtatzënë përsëri? Rreth 50% e shtatzënive në SHBA janë të paplanifikuara. Kjo nënkupton që gjysma e aborteve ndodhin në shtatzëni që nuk janë të planifikuara. Edhe aborti në shtatzënitë e paplanifikuara janë një humbje e madhe, për gratë që presin të bëhen nëna. Ndodh shpesh që Gratë që nuk e dinë që janë shtatzënë pasi e zbulojnë vendosin që janë gati të kenë një fëmijë.
Përgatitja për përpjekjen e radhës për të ngelur shtatzënë
Të provosh sërish shpejt është në rregull, por planifikimi nuk ka qenë pjese e planit fillestar. Një grua duhet të bëjë vaksinat e duhura dhe duhet të përdor acid folik përpara se të provojë përsëri. Kjo do të thotë që tani ju duhet të gjeni kohën për ta planifikuar shtatzëninë. Planifikimi i shtatzënisë dhe shtyrja e saj derisa ju të jeni gati është gjëja e duhur.
Disa gra kanë probleme shëndetësore serioze qe duhet të trajtohen në mënyrë adekuate. Kur ata kërkojnë kujdes shëndetësor për abortin , problemi themelor mjekësor njihet dhe mund te duhet shumë kohë për t’u trajtuar përpara se të ngelni shtatzënë përsëri . Shembulli kryesor, sigurisht, është diabeti. Diabeti i pakontrolluar mund të sjellë efekte negative në shtatzëni, si p.sh. defektet e lindjes dhe mund të shkaktojë dhe abort.
Për të kontrolluar sheqerin në gjak dhe për të vlerësuar nëse ka probleme të tjera që janë shkaktuar nga diabeti duhen disa muaj dhe kjo mund të sjellë shqetësime gjatë shtatzënisë. Gjatë abortit spontan mund të diagnostikohen shumë sëmundje të tjera, të cilat mund t’i keni nën kontroll në një kohë më të shkurtër përpara se të ngelni shtatzënë.
Aborti i shkaktuar nga anomalitë strukturore
Shumë aborte mund të shkaktohen nga një anomali strukturore në mitër, si një mur në mes të mitrës që një grua mund ta ketë që nga lindja. Nëse pas një aborti mjekët dyshojnë që mitra është e jo e shëndetshme për një shtatzëni, atëherë ju me të vërtetë duhet të prisni për shtatzëninë e radhës. Përdorni kontraceptivë derisa mitra të jetë plotësisht gati, në mënyrë që të mos keni abort pas aborti.
Sigurisht që ka arsye psikologjike dhe sociale që ndikojnë në pritjen tuaj për të provuar një shtatzëni përsëri, por nëse je e shëndetshme, aborti ishte i hershëm dhe pa komplikacione, nuk keni pse të prisni./JoTabu.al
Leave a Reply