Në Francë, mund të mos përdoret më fjala “mami” dhe “babai”
Shkollat në Francë do të votojnë një ligj të ri këtë javë për zëvendësimin e fjalëve “mami” dhe “babai” me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Mbështetësit e këtij ndryshimi thonë se një veprim i tillë do t’i japë fund diskriminimit ndaj prindërve të të njëjtës gjini, ndërsa kritikët argumentojnë se kjo ide është “dehumanizuese” e prindërimit, dhe do të shfaqë probleme të tjera, duke filluar nga ndarja, pra kush do të jetë prindi 1 dhe prindi 2.
Në amendament thuhet: “Për të parandaluar diskriminimin, regjistrat në shkollë, regjistrat e klasave, autorizimet prindërore dhe të gjitha format e tjera zyrtare, duhet të përmendin vetëm prindin 1 dhe 2.”
Përkrahësit e kësaj reforme e cilësojnë atë “si çështje e respektit dhe dinjitetit”. “Nuk mund të imagjinoni pasojat kur një fëmijë nuk ndihet i trajtuar si të tjerët”, thotë deputeti socialist Joaquim Pueyot.
Ideja e zëvendësimit të fjalëve “mami” dhe “babai” me “prindi 1” dhe “prindi 2” është dhënë që në vitin 2013 kur u legalizuan martesat e të njëjtës gjini, por që nuk u përfshi në ligj atë kohë.
Burimi: The Telegraph/ JoTabu.al

Leave a Reply