Mirëqenia e pjesëve intime, gabimet që bëjnë ende femrat
Përshtati në shqip: Ilma Lamçe
Femrat janë më të informuara dhe të kujdesshme se burrat në lidhje me problemet e sistemit riprodhues. Janë të shumta gratë të cilat shkojnë rregullisht te gjinekologu, njohin rëndësinë e ekzaminimeve me PAP testit, i nënshtrohen ekografive dhe mamografive. Megjithatë, shumë të tjera nuk janë të kujdesshme ndaj shqetësimeve të vogla te cilat mund të dëmtojnë mirëqënien intime ose simptoma dhe shqetësime të tilla si dhimbje gjatë raportit seksual.Por akoma më i vështirë paraqitet diskutimi me mjekun. Kështu gabimet bëhen më të rënda.
Tundimi « Bëji vetë»
Duke qënë se janë tepër të kujdesshme ndaj mirëqënies së tyre, të gjitha femrat i shohin shenjat e pazakonta si djegie, kruajtje, erë të pakëndshme. Problemi është se tundimi “bëje vetë” është shumë i fortë: një krem antibiotiku dhe shumë femra mendojnë se e kanë zgjidhur problemin pa qenë nëvoja të shkojnë te gjinekologu.E gabuar,sic thekson Francesco De Seta, mjek në Klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike në Trieste.
“Në momentin e parë që femrat kanë një nga këto simptoma, mendojnë se bëhet fjalë për një infeksion. Por jo, pasi 40% e rasteve janë për shkak të irritimeve me bazë alergjike. Në këto raste të aplikosh antibiotik ose antimyk është gabim i rëndë. Femrat më të prekura janë ato të cilat kanë pasur një infeksion të mëparshëm , të cilat kurohen sic kanë bërë në të kaluarën por është treguar se në 60% të rasteve nuk është një strategji e saktë pasi shqetësimi është i ndryshëm. Këshilla në raste të tilla është të konsultoheni gjithmonë me mjekun gjinekolog.
Zakonet e gabuara
Një gabim tjetër tipik dhe i shpeshtë për shkak të mungesës së vetëdijes për mirëmbajtjen intime,është përdorimi i papërshtatshëm i larësve vaginal. Këto produkte mund të jenë irritues, është më mirë të përdoren vetëm në rastet kur nevojitet, pas konsultimit me mjekun. Shumë femra nuk janë në dijeni se detergjentët shumë aromatikë mund të rezultojnë agresivë në mukozën e aparatit gjenital. Për të shmangur pabarazitë bakteriale vaginale duhet të zgjedhim larës intim me pH acidi, pa aromë dhe përbërës që mund të shkaktojnë irritime dhe alergji.
Kujdes duhet treguar edhe me të brendshmet, pasi materialet sintetike, ngjyrat e forta apo të pasura me dantella mund të provokojnë djegie dhe kruajtje nga irritimet lokale, dhe lehtësojnë infeksionet. Kjo sepse pa pasur një ajrosje të mjaftueshme krijohet një mjedis i ngrohtë dhe i lagësht, ideal për përhapjen e mikrobeve.
Së fundmi duhet pasur kujdes me ushqimet. Konsumi i tepërt i sheqerit favorizon shfaqjen e Candida. Duhet të përdorni një dietë të pasur me fruta e perime ,e cila shërben për të mbajtur sistemin gjenital të shëndetshëm, parandalon infeksionet dhe favorizon ekuilibrin e flores vaginale bakteriale për një mirëqënie të vërtetë.

Leave a Reply