Mbështesni Zërat e Rinisë: Aktivitet për promovimin e 15 organizatave të rrjetit “Zëri i të Rinjve”
Rrjeti i organizatave “Youth Voice”, me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri , UNFPA, dhe koordinimin e Observatorit për të drejtat e fëmijëve, organizuan aktivitetin e radhës me titull “Mbështesni Zërat e Rinisë” .
Ne këtë aktivitet mori pjesë dhe shoqata Together for Life ku prezantoi projektet e saj lidhur me të rinjtë. U prezantua gjithashtu edhe portali Jo Tabu, duke i ftuar gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e tij nëpërmjet historive të tyre, pyetjeve apo materialeve informuese mbi shëndetin seksual dhe atë riprodhues.
Të gjithë të rinjtë mund të shkarkojnë aplikacionin duke pasur akses në çdo kohë mbi materialet tona
Ky aktivitet kishte për qëllim që të promovonte rrjetin e organizatave “Zëri i të Rinjve” dhe anëtarët e saj!
Organizatat e tjera pjesëmarrëse janë: ACA, AIESEC ALBANIA, AKSION PLUS, FONDACIONI ARSIMOR SHQIPTAR, INFINIT PLUS, OBSERVATORI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, QENDRA RINORE CËRRIK, QENDRA SHQIPTARE PËR POPULLSINË DHE ZHVILLIMIN, SOS FSHATRAT E FËMIJËVE SHQIPËRI, YOUTH CLUB PNL, YMC TIRANA, Y-PEER ALBANIA, YMCA OF ALBANIA, ROMA ACTIVE ALBANIA.



Leave a Reply