Konferenca rajonale mbi shëndetin seksual, Ian MacFarlane: Këto 3 ditë kanë qenë inspiruese për ta dërguar procesin përpara
Konferenca rajonale e organizaur nga UNFPA mbi edukimin seksual në Shqipëri dhe më gjerë, ku në fokus ishte forcimi i edukimit seksual, brenda dhe jashtë shkollës ka përfunduar ditën e saj të tretë.
Edukimi seksual gjithëpërfshirës është një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut. Arritja e këtyre të drejtave kërkon advokim. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe siguroi integrimin e edukimit seksual në kurrikulën kombëtare. Ky zhvillim ka qenë një eksperiencë me të cilën vendet e tjera janë njohur gjatë kësaj konference, si dhe janë adresuar sfida dhe qëllime për t’u zbatuar në vazhdim.
Në ditën e fundit të konferencës Ian MacFarlane, Zëvendës Drejtori Rajonal i Zyrës së UNFPA thotë se në këto tre ditë kanë shërbyer për të dërguar këtë proces përpara, ndarja e eksperiencave me njëri-tjetrin në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë si dhe bashkëpunimi.
“Më lejoni të them se këto tre ditë kanë qënë ditë mjaft inspiruese për të gjithë ne. Është mjaft interesante duke ju referuar termave të angazhimit, se si të gjithë ju jeni nismëtarë të këtij projekti mjaft të rëndësishëm. Ajo çfarë dua të theksoj janë disa pika kyçe të cilat mendoj se do ta çojnë këtë proces përpara:
Ndarja e eksperiencave me njëri tjetrin në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë (nocioni i të mësuarit, i të ndryshuararit, dimensionet e reja); Palët e interesuara dhe bashkëpunimi.
Një mesazh shumë i rëndësishëm është integrimi i praktikave të cilat i ndamë gjatë ëorkshopit, qoftshin ato mekanizma të të drejtave të njeriut. E gjitha kjo konsiston jo vetëm tek edukimi por shpërndarja e zotimeve në plane ekzistuese”, është shorehur MacFarlane.
Brian J.Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri ka theksuar se puna duhet të përfshihet tek të rinjtë, sidomos ata që janë në zona periferike. “Është shumë e rëndësishme gjithëpërfshirja në këtë proces duke mos lënë asnjë mënjanë. Puna duhet të fokusohet jo vetëm tek të rinjtë të cilët i kemi pranë dhe lehtësisht të aksesueshëm por tek ata të rinj të cilët janë larg, larg zonave urbane.
Gjithashtu Si kordinator, e gjitha kjo konsiston në bashkëpunimin me UN me partnerët. Dua të shtoj edhe një koment të fundit, ndonjëherë kemi skepticizëm sa i takon ëorkshopeve të organizuara. Mendoj se është e rëndësishme por varet nga aftësia juaj të implementoni në vendin tuaj atë çfarë mësuat këto ditë. Ajo çfarë duhet të bëjmë ne është të shikojmë problemet e përbashkëta, të shfrytëzojmë këto ëorkshope për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Nuk duhet patur turp për të menduar se si do të përfshihen të rinjtë në këto politika pasi nga kjo varet drejtimi që do të marrë shoqëria”, thotë J.Williams.
Zamira Gjini, Drejtore e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit u shpreh se Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka të përfshira brenda politikave të saj fushat që lidhen drejtpërdrejtë me realizimin e objektivave të këtij programi kaq të rëndësishëm mbi shëndetin seksual. Ajo shtoi se në fokus do të kenë realizimin e të gjitha objektivave dhe detyrave që kanë dalë përgjatë ditëve të konferencës.
“Jam këtu për të përshëndetur punën tuaj gjatë këtij ëorkshopi. Jam e sigurtë që të gjithë kemi mësuar shumë gjatë këtyre ditëve. Unë këtu vij në emër të Ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për tʹju përshëndetur edhe njëherë për punën e bërë, por njëkohësisht për të garantuar se Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë do të jetë një nga shtyllat kryesore për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të rinjtë dhe shoqërinë tonë. Si Ministri e Arsimit Sportit dhe Rinisë kemi të përfshira brenda politikave tona fushat që lidhen drejtpërdrejtë me realizimin e objektivave të këtij programi kaq të rëndësishëm. Ministria e Arsimit si dhe ministritë e tjera, palët e interesuara, organizatat e shoqërisë civile do të kenë në fokus të tyre realizimin e të gjitha objektivave dhe detyrave që kanë dalë përgjatë këtyre ditëve. Të gjitha këto do të përkthehen në plane veprimi konkrete”, ka thënë Gjini.
Të pranishëm në konferencë kanë qenë edhe të rinj vullnetarë dhe një prej tyre Xhejdi Çoku, ka mbajtur një fjalim, ndërsa thekson se e ndien veten të përfshirë në këtë konferencë dhe që do të ketë në fokus përfshirjen e rinisë në procesin e edukimit seksual. “E konsideroj veten me shumë fat që isha pjesë e këtij ëorkshopi kaq të rëndësishëm. Dua të theksoj diçka që një nga përfaqësuësit e Kosovës më tha: ʺRinia duhet të jetë më e përfshirë në këtë procesʺ, pasi e gjitha puna që ne po bëjmë është për rininë.
Kjo më bëri të mendoj pak më gjatë. Kur vendosa të jem pjesë e këtij ëorkshopi, erdha me idenë për të ndihmuar me punën time vullnetare por tani pas përfundimit të këtij ëorkshopi mund të them se e ndjej veten me shumë si një iniciuese se sa si një studente. Mund të them se në sesionin paraardhës i cili ishte për angazhimet, u ndjeva mjaft e motivuar veçanërisht për angazhimet të cilat janë jashtë kurrikulave mësimore. E ndjej që kontributi im në këtë aspekt do të jetë me vlerë. Ne flasim për problemet e shëndetit por duhet të theksoj se nuk bëhet fjalë vetëm për probleme të shëndetit fizik, por edhe të atij mendor. Zotohem se do të vijoj të jap kontributin tim në këtë projekt mjaft të rëndësishëm gjithashtu, do të kem në fokusin tim përfshirjen e rinisë në këtë process”, ka thënë vullnetarja.
Në fund të punëtorisë, pjesëmarrësit kanë pasur një pamje të qartë të hapave dhe aspekteve të krijimit të CSE në shkolla dhe forcimit të edukimit seksual jashtë shkollës, përfshirë këtu edhe ku të gjeni burime teknike për të mbështetur procesin.
Leave a Reply