Kistet në vezore, cilat janë simptomat dhe si t’i parandalojmë
Nga gjinekologia Kozeta Mustafaraj:
Kistet ovariane janë qese të mbushura me likuid (lëng), të cilat gjenden në sipërfaqen e vezores (vezorja është organ gjenital femëror përgjegjës për prodhimin e hormoneve seksuale femërore dhe riprodhimin human).
Tek femrat, çdo cikël menstrual formohen folikujt (qelizat vezë) folikuli ovarial me përmasa më të mëdha se 2 cm, mund të quhet kist ovarian. Shumica e tyre janë me natyrë beninje (jo kancerogjene).
Format më të shpeshta të kisteve
- Kisti funksional, i cili është i lidhur me ciklin menstrual dhe mund të zhduket në shumicën e rasteve spontanisht pa mjekim.
- Kisti endometriozik (endometriom), ku zhvillohet si rezultat i endrometriozës, gjatë së cilës qelizat endometriale vendosen jashtë mitrës.
- Kisti dermoid (teratom), i cili mund të ketë përmbajtje solide, p.sh. flokë, dhëmbë.
Simptomat e kisteve në vezore janë:
- Dhimbje mesi dhe barku
- Dhimbje gjatë aktit seksual
- Ndryshime të pakuptueshme në peshë
- Kur keni skuqje dhe kruajtje të organeve të jashtme
- Nuk keni një fluks normal të ciklit menstrual
- Keni vonesa të ciklit menstrual
Si t’i parandalojmë:
- Kontroll periodik te mjeku gjinekolog për të bërë një vlerësim të kuadrit klinik të përgjithshëm të gruas
- Vlerësimi me seriozitet i çdo lloj shqetësimi, pavarësisht se në dukje mund të duket normal
- Mjekimi dhe trajtimi në kohën e duhur
- Mënyra e jetesës së rregullt.
Tek mënyra e rregullt e jetesës përfshihen:
- një regjim ushqimor i pasur, sidomos me vitamina
- pasja e një partneri fiks
- përdorimi i metodave kontraceptive të duhura
- mospërdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave
- higjienë personale maksimale

Leave a Reply