
Kanceri i gjirit tek moshat e reja, faktorët e rrezikut dhe simptomat
Kanceri i gjirit është ndër më të përhapurit tek gratë. 1 në 8 gra zhvillojnë kancer gjiri gjatë jetës së tyre.
Një grua rreth të tridhjetave ka mundësi për të zhvilluar kancer gjiri në raportin 1 me 233 gra (Burimi: Instituti i Shëndetit Publik).
Kanceri i gjirit tek moshat e reja përgjithësisht:
- Është më i trashëgueshëm se tek moshat më të mëdha.
- Zbulohet në stadet e para, por që shpesh është më agresiv dhe i vështirë për t’u trajtuar.
- Shfaqe edhe probleme të tjera, si shqetësime me pamjen fizike, fertilitet, ndjesi të vetmisë etj.
Faktorët e rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit në mosha të reja
Përveç faktorëve të rrezikut që të gjitha gratë përjetojnë, disa faktorë i rrezikojnë edhe më shumë moshat e reja për zhvillimin e kancerit të gjirit.
Gratë nën moshën 45 vjeç janë më të rrezikuara të zhvillojnë kanceri gjiri nëse:
- Kanë të afërm që janë diagnostikuar me kancer gjiri para moshës 45 vjeç, sidomos nëse kanë më shumë se një të afërm.
- Mutacioni në gjenet BRCA1, BRCA2 dhe p53 shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut për tumor të gjirit.
- I janë nënshtruar një terapie me rreze në gji ose kraharor gjatë fëmijërisë ose adoleshencës.
- Kanë pasur kancer të gjirit ose probleme të tjera shëndetësore me gjirin, si karcinoma lobulare in situ(LCIS), karcinoma duktale in situ (DCIS), hiperplazia duktale atipike ose hiperplazia lobulare atipike.
- Kanë një gjoks të dendur.
Disa nga shenjat që mund të jenë tregues të prezencës së një patologjie tumorale në gjirin tuaj janë:
- Prekja e një mase, një kokërr në gji ose nën sqetull.
- Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
- Rrudhosje e lëkurës së gjirit dhe ndryshimi i ngjyrës së lëkurës në ngjyrë “portokalli”.
- Skuqje, mahisje, çarje apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit
- Shtrembërimet “arkitekturore” të pamjes së jashtme të gjirit.
- Tërheqje në brendësi ose gropëzim i thithit të gjirit.
- Rrjedhje, sekrecione nga gjiri duke përfshirë edhe gjakun.
- Asimetria e gjinjve, ndryshimi në madhësinë apo formën e gjirit.
- Fryrje ose ënjtje e lehtë e krahut etj.
Nëse një grua apo vajzë ka simptomat e mësipërme, duhet të shkojë menjëherë te mjeku i familjes e me pas te mjeku specialist, për të kryer një ekzaminim klinik të gjirit.
Jo çdo ndryshim në gjirin tuaj është tumor.
Në të njëjtën kohë, nuk duhet të shqetësoheni nga këto ndryshime në strukturën e gjirit, sepse shumica e këtyre ndryshimeve shkaktohen nga patologji të gjirit, por që jane të parrezikshme për jetën, të tilla si:
Çrregullime të natyrës hormonale, tumore beninje, formacione kistike (të mbushura me likid), kalcifikuse, infeksione të ndryshme, gjendje inflamatore etj. të cilat shërohen me anë të trajtimit mjekësor.
Burimi: Centers for Disease Control and Prevention
Leave a Reply