Kam kruajtje dhe djegie në vaginë. Si ta kuptoj nëse është infeksion vaginal apo IST?
Kam kryer marrëdhënie në banjën e shkollës me të njëjtin djalë me të cilin kam pasur marrëdhënie për rreth 6 muaj. Ishte hera e parë që kisha djegie gjatë aktit. Pas atij momenti fillova të kisha kruajtje të vazhdueshme dhe djegie sa herë kryej marrëdhënie. A kam një IST apo është thjesht një infeksion vaginal mykotik?
Kruajtja dhe djegia në vaginë mund të shkaktohet nga një numër i madh faktorësh, përfshirë infeksionet vaginale mykotike dhe disa IST. Mënyra e vetme për të zbuluar se çfarë po ndodh vërtet është të bëni një kontroll mjekësor.
Nëse keni kryer marrëdhënie seksuale vaginale ose anal pa prezervativ ose seks oral, atëherë është e rëndësishme të testoheni për IST. Jini të sinqertë me mjekun për gjithçka që ju pyet dhe të dy mund të vendosni se cilat teste janë të përshtatshme.
Mund të flisni edhe për kontrollin e lindjes ndërsa jeni aty. Përdorimi i një metode të rregullt të kontrollit të lindjes dhe prezervativëve çdo herë që kryeni marrëdhënie, është mënyra më e mirë për të parandaluar shtatzëninë dhe IST.
Edhe nëse ndonjëherë mund të jetë joshëse, nuk është ide e mirë të kryeni marrëdhënie në banjën e shkollës, apo kudo tjetër në ambiente publike. Në këtë mënyrë ju rrezikoni të futeni në shumë telashe që nuk ia vlen./ JoTabu.al

Leave a Reply