![](https://jotabu.al/wp-content/uploads/2019/02/fruth.jpg)
ISHP: 51 të infektuar me fruth në një muaj
Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët në lidhje me situatën e deritanishme të fruthit në vendin tonë dhe masat për të parandaluar përhapjen e tij.
Për periudhën 1 janar -5 shkurt 2019 janë raportuar në total 51 raste (pozitive) të konfirmuara me fruth.
Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës. Sipas ISHP-së, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.
Për këtë arsye, ISHP ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishme vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit.
Leave a Reply