Hepatiti B kronik, komplikacionet në trup
Infeksioni i hepatitit B mund të jetë akut ose kronik.
Infeksioni kronik i hepatitit B zgjat gjashtë muaj ose më shumë. Sistemi imunitar nuk mund ta luftojë këtë infeksion, prandaj në disa raste mund të zgjasë edhe gjatë gjithë jetës, duke çuar në sëmundje më të rënda, si cirroza apo kanceri i mëlçisë.
Sa më i ri të jetë një person i infektuar nga hepatiti B – veçanërisht të sapolindurit dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç – aq më i madh është rreziku që ky infeksion të bëhet kronik.
Infeksioni kronik mund të mos diagnostikohet për dekada me radhë, derisa një person të shfaqë probleme të rënda me mëlçinë.
Komplikacione
Infeksioni kronik i hepatitit B mund të çojë në komplikacione më të rënda, si:
Cirrozë e mëlçisë: Inflamacioni i lidhur me infeksionin e hepatitit B mund të çojë në probleme të rënda me mëlçinë (cirrozë), duke penguar funksionin si duhet të mëlçisë.
Kancer të mëlçisë: Njerëzit me infeksion kronik të hepatitit B kanë rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të mëlçisë.
Gjendje të tjera. Njerëzit me hepatit B kronik mund të zhvillojnë sëmundje të veshkave ose inflamacion të enëve të gjakut./ JoTabu.al

Leave a Reply