Fiziologjia e aparatit riprodhues të femrës
Mjekja obstetër-gjinekologe Kozeta Mustafaraj
Aparati riprodhues femër përbëhet nga
- 2 vezore (A)
- 2 tubat e Fallopit (B)
- Mitra (c)
- Vagina (d)
Rezerva ovariale (e vezores)
Që nga jeta mbrendamitrore vezoret përmbajnë vezëzat (oocitet) të domosdoshme për gjithë periudhën riprodhuese të gruas. Numri i oocoiteve rregullohet që në muajin e 5 të jetës intrauterine, më pas ky numër ulet shpejt deri në lindjen e fëmijës femër, e pasuar nga një ulje graduale gjatë jetës aktive për të pushuar përfundimisht në menopauzë.
Cikli menstrual
Me hyrjen në periudhën e pubertetit, vjen cikli menstrual. Cikli menstrual zgjat zakonisht nga 21 ditë deri në 45 ditë, me një mesatare 28 ditë, duke e nisur numërimin nga dita e parë që vjen hemorragjia e ciklit deri në ditën e parë të ardhjes së ciklit pasardhës. Gjatë kësaj kohe mitra dhe vezorja i nënshtrohen ndryshimeve të njëpasnjëshme nën ndikimin e hormoneve seksual. Këto hormone sigurojnë lidhjen midis gjithë organeve të aparatit gjenital dhe hipofizës (gjëndër e vendosur në bazën e trurit).
Fazat e ciklit menstrual
Faza folikular (apo faza e maturimit folikular). Çdo muaj, rreth 50 oocite do të bëhen të ndjeshme kundrejt sekretimit hormonal, dhe nga këto vetëm një do të piqet deri në fund, të tjerat do të pësojnë atrezi. Oociti që arrin maturimin përmban një folikul të vogël të mbushur me likuid. Ky folikul nën ndikimin e FSH hormonit që prodhohet në hipofiz, rritet gjatë ditëve të para duke u shtyrë drejt murit të jashtëm të vezores. Para ovulacionit ky arrin diametrin 20 mm dhe duke u çarë nxjerr jashtë vezën. OOciti është qelizë e madhe me diametër rreth 1/10 e milimetrit, por ndryshe nga qelizat e tjera të trupit, kjo përmban gjysmën e kromozomeve (23 kr ) me materialin gjentik që nëna i përcjell fëmijës së vetë. Materiali gjenetik që përmbahet tek embrioni ka dhe 23 kromozome të tjerë me origjinë atësore, që vijnë nga spermatozoidi. Gjate fazës folikualare prodhohet estrogjeni i cili bën përgatitjen e shtresës së brendshme të mitrës për të mbajtur embrionin./ JoTabu.al

Leave a Reply