Fier, 1 në 13 të rinjë nuk ka marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues
Të rinjtë e Fierit janë pyetur edhe mbi njohuritë e tyre në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Anketimi tregoi se 1 në 13 të rinj nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Shumica e të rinjve që kanë pohuar se nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues i përkasin zonave urbane. Ndërsa midis të rinjve më të informuar janë vajzat në zonat urbane (46%), edhe të rinjtë me pak të informuar janë meshkujt në zonat rurale (7%).
Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, shkolla dhe interneti janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorur për pasurimin e njohurive të të rinjve mbi këtë çështje. Ndërsa shkolla, interneti, trajnimet, bashkia dhe etëpalosjet konsiderohen mjetet ideale për marrjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues nga ana e të rinjve.
Shumica e të rinjve (49%) shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është pjesërisht i mjaftueshëm. Interesante është rezultati mbi 27% e të rinjve në zonat urbane që shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është i mjaftueshëm, përkundrejt 7% të të rinjve në zonat rurale. Asnjë prej të rinjve të anketuar në zonat rurale nuk është shprehur se informacioni mbi shëndetin seksual dhe riprodhues i marrë në shkollë është i pamjaftueshëm. Shumica prej të rinjve të zonave rurale janë shprehur se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është pjesërisht i mjaftueshëm.
Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.

Leave a Reply