“Europe Day”, TFL organizon disa sesione informuese me të rinjtë
Shoqata Together for Life (TFL) ka organizuar tri sesione informuese me të rinj shqiptarë për të promovuar Strategjinë e Rinisë së Bashkuar dhe Synimet e Rinisë Europiane, duke ofruar informacion të detajuar për shumë programe të Bashkimit Europian, me një fokus të veçantë në Programin Erasmus+. Synimi ishte të inkurajonte pjesëmarrjen aktive të të rinjve shqiptarë në formësimin e të ardhmes së tyre përmes këtyre mundësive.
Gjatë këtyre sesioneve informuese, ekipi i TFL në bashkëpunim me dy job shadowers nga Italia, ndau me të rinjtë disa nga mundësitë që ofrohen për trajnime, shkëmbime rinore, programe vullnetarizmi etj. në nivel Evropian përmes programeve Erasmus+, European Solidarity Corps, Erasmus Mundus etj.
Gjithashtu, u diskutuan lloje të ndryshme të arsimit, përfshirë arsimin formal, joformal dhe informal, si dhe Vlerat dhe Prioritetet Evropiane, Politikat e BE për rininë, 11 objektivat e EU për të rinjtë etj.
Të rinjtë morën informacione dhe për mënyrat si të aplikojnë për t’u bërë pjesë e mundësive të shumta që ofrohen për të rinjtë për rritje të njohurive & kapaciteteve, dhe për të ndarë eksperienca me bashkëmoshatarët në Evropë. Ekipi organizoi këto sesione informuese me grupe të të rinjve që shfaqën interes për t’u bërë pjesë e sesioneve informuese dhe aktiviteteve që Together for Life organizon.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Leadership is for EveryOne”, mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.
Leave a Reply