Dorjan, studenti që ëndërron televizionin
Dorjan Beluli është 19 vjeç, me origjinë nga qyteti i Kukësit. Aktualisht studion pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në dëgën e filozofisë si dhe është i angazhuar në disa organizata të rinjsh, ku një prej tyre është Y-Peer.
Që në qytetin e tij të lindjes ka qenë tepër aktiv. Që atje është angazhuar në organizata vullnetare si dhe ka marë përsipër të organizojë aktivitete në “Qendra për Progres Rinor Kukës” dhe në një sërë trajnimesh në fusha të ndryshme mbi bullizmin, të drejtat e njeriut e të fëmijëve etj.
Televizioni vazhdon të jetë pasioni dhe synimi i tij më i madh dhe aty e shikon veten në të ardhmen. Një ëndërr e tij është që shumë shpejt të ketë një emision të vetin.
Ai ka punuar si moderator në një emision në Tv Kukësi dhe në Radio Kukësi. Ndërsa në Tiranë u shpërngul para një viti për të studiuar. Një pjesë të rëndësishme të kohës së tij aktualisht e zë edhe universiteti, por ka prezantuar dhe festivale të ndryshme.
Ka zgjedhur të studiojë filozofi sepse thotë që është një degë që të plotëson si person, kupton dhe mëson gjëra që stë jepet mundësia ti mësosh jashtë saj. Me pak fjalë i pëlqen të zbërthejë botën.
Në vendlindje ka vendosur të mos kthehet më pasi i duket një vend që nuk I premton shumë mundësi për të ardhmen. Mesazhi që ka për të rinjtë shqiptarë është të sensibilizohen sa më shumë me njëri-tjetrin dhe të merren me sa më shumë aktivitete. #UNFPA

Leave a Reply