Dobia e madhe e ecjes se përditshme
Nga Dr. Alket Koroshi
Ecni që të përmirësoni shëndetin tuaj.
Pse ecja përmirëson shëndetin dhe ul gjendjen e stresit?
Ecja dhe ushtrimet fizike ju sigurojnë përfitime përtej përmirësimit të gjendjes suaj fizike.
- Ecja pakëson ankthin. Ecja ndihmon në pakësimin e stresit. Ecja ju jep kohë të mendoni me qetë dhe të evitoni mendimet e këqija. Dalja nga një mjedis që të shkakton ankthin, marrja e ajrit të pastër, dhe ndijimi që trupi po lëviz, ndikojnë në lehtësimin tuaj nga gjendja e ankthit.
Në një studim te publikuar në Annals of Behavioral Medicine u konstatua se studentët e universitetit që ecnin rregullisht ose që bënin ushtrime të lehta fizike, kishin nivele më të ulëta te stresit se ata që nuk ecnin ose nuk bënin ushtrime fizike.
Në çfarëdo lloj pune që jeni duke bërë pushoni pak dhe ecni jashtë në natyrë. Kjo ju ndihmon të shkëputeni nga shqetësimet qe keni, të distancoheni nga “zërat” e brendshme dhe të lidheni me mjedisin e jashtëm që ju rrethon. Shikoni gjithçka qe ju rrethon, shijoni pemët, lulet, ndërtesat.
- Ecja ju ndihmon që në trupin tuaj të çlirohen hormonet e ashtuquajtura te “lumturisë” siç janë endorfinat. Do shikoni se do keni benefite të dobishme, dhe do shihni se humori juaj do përmirësohet.
Por, ndërsa ju ecni duhet të keni kujdes që: mos u përkulni para mbrapa por ecni duke mbajtur trupin drejt. Mos i shtrëngoni shumë muskujt e barkut. Ndërsa ecni, bëni herë pas here frymëmarrje të thella e pastaj lironi muskujt e kraharorit. Mos i shtrëngoni nofullat që mos të sforconi muskujt e qafës.
Kur ecni lëvizni duart me 90 gradë duke i mbajtur duart afër trupit. Lëvizja e duarve duhet të jetë para mbrapa por jo diagonal. Që të shtoni ritmin e ecjes, mundohuni të ecni me hapa normale, por jo me hapa te mëdha.
Leave a Reply