Çfarë është vuajarizmi dhe çfarë duhet të dimë
Vuajarizmi përkufizohet si devijim seksual, çrregullim seksual ku një person siguron kënaqësi seksuale duke parë njerëzit e tjerë nudo ose të angazhuar në veprimtarinë seksuale, fshehurazi, pa dijeninë ose pëlqimin e tyre. Vëzhguesi, zakonisht, ka vështirësi në marrëdhëniet heteroseksuale dhe kryesisht e kufizon aktivitetin seksual në masturbim. Pra, ata që janë vojeuristikë eksitohen nga vëzhgimi.
Normalisht besohet se fenomeni i vuajarizmit prek kryesisht meshkujt. Kjo është për shkak të dallimit mes seksualitetit mashkullor dhe femëror. Në fakt, sot seksualiteti nuk lidhet më vetëm me një mekanizëm biologjik, por edhe me një fenomen kulturor.
Vuajaristët shkelin intimitetin e subjekteve që vëzhgojnë, megjithatë marrin kënaqësi edhe pa pasur kontakte fizike me “viktimën”.
Pornografia dhe vuajarizmi
Nuk duhet ngatërruar pornografia me vuajarizmin: Personat që merren me ponografi janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe paguhen për këtë, ndërsa në rastin e vuajarizmit viktima nuk është i vetëdijshëm.

Leave a Reply