Çfarë është vaksina kundër HPV-së?
Instituti i Shëndetit Publik
Vaksinimi kundër HPV-së redukton në masë të konsiderueshme rrezikun për kancer të qafës së mitrës. Aktualisht në dispozicion janë disa lloje vaksinash që sigurojnë një mbrojtje të lartë kryesisht kundër llojeve kancershkaktuese të HPV. Studimet tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e infeksionit me HPV nëse aplikohen para ekspozimit të HPV-së. Prandaj preferohet që ato të aplikohen para aktivitetit të parë seksual. OBSH rekomandon vaksinimin për vajzat e moshës 9-13 vjeç. Ndërhyrje të tjera parandaluese përveç depistimit dhe vaksinimit, të rekomanduara nga OBSH si për djemtë dhe për vajzat janë: edukimi lidhur me praktikat e sigurta seksuale e fillimi me vonesë i aktivitetit seksual; promovimi i përdorimit të prezervativit për ata që kryejnë aktivitet seksual; paralajmërimet për përdorimin e duhanit, rrethprerja mashkullore (syneti). Edukimi shëndetësor siguron që gratë, familjet e tyre e komuniteti në përgjithësi të kuptojnë se kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.

Leave a Reply