Çfarë është nimfomania?
Nimfomania ose ndryshe hiperseksualiteti, është dëshira e parezistueshme te femrat për aktivitet seksual në mënyrë të përsëritur. Kjo mani shoqërohet me fantazi seksuale shumë të zhvilluar, e shoqëruar shpesh edhe me seks të rastësishëm, pornografi, masturbim i sëmurë dhe trajtimi i partnerëve si objekt seksi.
Shoqëria Amerikane Mjekësore e Varësisë përshkruan një person me varësi seksuale si të fiksuar me seks ose si dikush që ka aktivitete intensive seksuale. Mendimet dominohen nga aktiviteti seksual, deri në pikën ku kjo ndikon në aktivitete dhe veprime të tjera. Nëse këto veprime bëhen të pakontrollueshme, personi mund të ketë vështirësi në sferën sociale.
Hiperseksualiteti është një detyrim i vërtetë ndaj seksit, shumë shpesh i parëndësishëm. Ata që vuajnë prej saj jetojnë shumë keq, sepse si çdo lloj varësie, ajo gjithashtu përfshin dhimbje të madhe. Nuk mundemi dhe nuk duhet të kemi asnjë gjykim negativ për ata që vuajnë, sepse nuk është zgjedhje, por është një varësi. Si çdo lloj varësie, ajo fsheh një shqetësim të botës së brendshme.
Nimfomania mund të ketë si shkaqe psikologjike ashtu dhe biologjike, nga pikëpamja organike, mund të shkaktohet nga çrregullime hormonale dhe nga substanca afrodiziakë si yohimbina, por edhe nga disa sëmundje që vijnë si pasojë e humbjes së kontrollit të impulseve./ JoTabu.al
Leave a Reply