Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore
“Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, është një projekt që po implementohet nga Qendra “ACT for SOCIETY”. I financuar nga CARE International Balkans dhe mbështetur nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADA) dhe OAK Foundation projekti ka në fokus luftën kundër dhunës ndërpersonale dhe me bazë gjinore (GBV) si dhe për të promovuar barazinë gjinore në rajon dhe për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm tek të rinjtë.

Objektivi i projektit është të mundësojë shoqëri pozitive dhe paqësore për të rinjtë në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, që mbështet barazinë gjinore dhe parandalon sjelljet e dhunshme. Objektivi specifik i projektit është të mbështesë Organizatat Joqeveritare Rinore dhe kapacitetet qeveritare për të integruar Programin e Edukimit për të Rinjtë e Programit të Aftësive Jetësore- Programi Y, në strategjitë aktuale të politikave të arsimit dhe të rinisë dhe për të forcuar përpjekjet e qeverisë dhe shoqërisë civile në lidhje me përfshirjen e të rinjve të ekspozuar ndaj ekstremizmit. Projekti është në vitin e dytë të implementimit. Këtë vit të rinjtë e gjimnazit “Ismail Qemali” dhe të rinjtë e shkollës “Mersin Duqi” Ibë janë duke u trajnuar në lidhje me këto tema në mënyrë që të informohen, ndryshojnë mendësine dhe të shpërndajnë informacionin me bashkmoshatarët dhe komunitetin ku ata jetojnë. Pjesë e projektit është edhe fushata “Be a Man” Club, ku të rinjtë bëhen pjesë e aktiviteteve të Qendrës dhe workshopeve të ndryshme. Cdo i ri që ka dëshirë të bëhet pjesë e Klubit “Bëhu Burrë” është i mirëpritur pranë Qendrës “ACT for SOCIETY”.


Leave a Reply