A ndikojnë qetësuesit menstrual në dhimbjet e kolitit?
Vuaj nga koliti. Gjatë ditëve të ciklit, kur kam shumë dhimbje, përdor kafetin menstrual, por duket sikur kjo më shkakton fryrje barku dhe kërcitje të zorrëve.
Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.
Hormonet dhe kryesisht disbalanca hormonale luajnë një rol të rëndësishëm në funksionin e traktit tretës. Në jetën e përditshme, me termin kolit pacientët nënkuptojnë një sërë ankesash si: dhimbje, vështirësi në jashtëqitje, meteorizëm, ndonjëherë gjak në feçe. Drejtohuni mjekut tuaj të familjes për ekzaminimet e nevojshme, i cili, nëse e sheh të arsyeshme, do t’ju adresojë tek mjeku gastrohepatolog.

Leave a Reply