A mundet një nënë të shpëtojë vajzën nga martesa e hershme?
Po ajo mundet. Rasti i një nëne në Milano që shpëtoi vajzën e saj 10 vjeçare nga martesa ka shërbyer për të ndërgjegjësuar shumë gra dhe nëna në botë.
Babai i Shailas nga Bangladeshi po planifikonte dasmën e saj me një djalë 22 vjeçar, por falë të ëmës shpëtoi. Nëna u rebelua nga vendimi që kishte marrë bashkëshorti dhe vendos të kërkojë ndihmë tek autoritetet italiane. Çështja shkoi në gjykatë dhe rasti u shqyrtu duke i dhënë të drejtë vajzës dhe nënës. Disa zakone sic është martesa e hershme e vrasin fëmijërinë, por ne duhet t’i luftojmë zakone të tilla.
Një nga vendet me normat më të larta të martesës së fëmijëve në botë është Bangladeshi. Ky vend thyen rekord pavarësisht se ligji e ndalon martesën për vajzat nën 18 vjeç dhe meshkujt nën 21 vjeç. Ky është një ndër rastet tipike ku ligji thyhet nga traditat e forta të ruajtura me fanatizëm nga shtetasit.
Fotografia e vajzës 15 vjeçarë që martohet me një burrë 32 vjeçe ka bërë xhiron nëpër botë. Përmes fototve lexohet qartë trishtimi në sytë e vajzës. Asaj i vodhën fëmijërinë, të drejtën për tu arsimuar dhe për t’i marrë vetë vendimet në jetë. Sipas raportimeve, çdo 7 sekonda martohet një vajzë e mitur në botë.

Leave a Reply