A është normale gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale?
A është normale që të kesh gjakderdhje të lehtë pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, edhe pse nuk jam e virgjër ose me cikël menstrual?
Gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale mund të shkaktohet si pasojë e një sërë faktorësh. Ndonjëherë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale mund të shkaktohen çarje në vaginë nëse nuk është e lubrifikuar mjaftueshëm ose lëkura është irrituar për shkak të një alergjie ose infeksioni mykotik.
Gjakderdhja pas seksit mund të jetë edhe shenjë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, si klamidia, gonorrea, kështu është mirë që të bëni një vizitë mjekësore. Vizitoni klinikën më të afërt për të zbuluar shkakun e gjakderdhjes pas seksit./ JoTabu.al

Leave a Reply